Burim Habibaj, fitues i Drag Race II

Formula 1

Burim Habibaj, fitues i Drag Race II

Më: 25 qershor 2023 Në ora: 16:48
Burim Habibaj në mes

Burim Habibaj me Opel Kadett është fitues i garës së dytë Drag Race.

Shtegun me gjatësi prej 402 metrave, ai e kaloi për kohën 09:822 sekonda.

“Kam pritur fitore, por nuk jam i kënaqur me rezultatin, sepse kam pasur defekt në veturë.

Edhe shtegu nuk ka qenë në gjendje shumë të mirë, por shpresoj që në gusht të ketë kushte më të mira dhe të arrij kohë më të shpejtë”, ka thënë Habibaj pas fitores, i cili në garën në Bullgari dhe Rumani ka pasur kohë prej 09:02 sekonda.

Rivalitet më i madh u tregua në Klasën 10 ku fituese doli garuesja nga Bullgaria, Vladimira Yordanova me kohën 10:081 sekonda.

Rezultatet:

Divizioni FWD

Klasa 11

1.Labinot Syla (Opel Corsa)

Klasa 12

1.Rinor Vërbovci (Passat)

Divizioni RWD

Klasa 12

1.Adem Pulaj (Golf III)

Divizioni AWD

Klasa 9

1.Burim Habibaj (Opel Kadet)

2.Skender Potera (Audi TT RS)

3.Lavdat Vllahiu (Golf II)

Klasa 10

1.Vladimira Yordanova (Audi TT)

2.Ilir Shabani (Golf VII)

Klasa 11

1.Isuf Zullufi (Audi RS3)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat