Hamilton i befasuar nga Red Bull

Formula 1

Hamilton i befasuar nga Red Bull

Më: 1 gusht 2023 Në ora: 12:34
Hamilton

Sezoni 2023 i Mercedes dhe Lewis Hamilton është me luhatje, teksa gara e fundit në Belgjikë tregoi edhe një herë se makina gjermane nuk është në nivelin që pritej. 7 herë kampioni i botës në Formula 1 u rendit i katërti, duke mos patur mundësi të duelojë as me Ferrari.

“Nuk afrohemi dot me Red Bull, ndërkohë që në Belgjikë edhe Lelcerc ishte më i shpejtë se ne. E vetmja gjë që mund të bëja në pistën e SPA ishte të merrja pikën e xhiros së shpejtë dhe ia dola mbanë”, u shpreh Lewis Hamilton.

“Verstappen ishte i pakapshëm në pistë këtë vit, ka krijuar një diferencë të madhe me të gjithë të tjerët, përfshi edhe shokun e tij të skuadrës.

Çdo gjë duket kaq e thjeshtë për të dhe Red Bull, nuk e kuptoj këtë diferencë në kohët që japin në pistë me çdo tip gomash dhe kushtesh”, tha Hamilton

“Ne nuk jemi në gjendje të duelojmë për titullin këtë vit, kemi shumë luhatje në paraqitjet tona.

Kjo makinë nuk ka bërë shumë hapa përpara, ndaj është më mirë të përqendrohemi tek e ardhmja.

Duhet shumë punë për ta çuar makinën në drejtimin e duhur. Të përpiqemi të ruajmë vendin e dytë në garën për konstruktorë”, tha Hamilton.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat