Marko: Verstapen e fiton garën edhe po të niset nga vendi i fundit

Formula 1

Marko: Verstapen e fiton garën edhe po të niset nga vendi i fundit

Më: 2 gusht 2023 Në ora: 11:47
Marko e Verstapen

Dominimi që “Red Bull” ka këtë sezon në Formula 1 është i paprecedentë.

Një skuadër që i ka fituar të 12 garat e zhvilluara deri më tani, nga të cilat 10 i ka fituar një pilot i vetëm, Maks Verstapen.

Edhe në garën e fundit holandezi ishte një përbindësh, duke fituar garën edhe pse u nis nga vend ii gjashtë.

Duket se për Verstapenin nuk ka rëndësi pozicioni se nga niset, pasi me një makinë të tillë ai arrin të fitojë gjithnjë. Madje duke lënë pas me më shumë se 30 sekonda rivalët e tij, siç ndodhi në Belgjikë, ku i la targën edhe shokut të tij të skuadrës, që u rendit i dyti.

Konsulenti sportiv i Red Bull, Helmut Marko, një nga drejtuesit e kësaj skuadre, ka thumbuar të gjithë rivalët e skuadrat e tjera, duke parë dominimin e Verstappen.

“Me shumë gjasa, Maksi do ta fitonte garën edhe po të nisej nga vendi i fundit.

Për pilotët e tjerë, vendi i dytë pas atij është si një fitore”, tha Helmut Marko.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat