Fundjava me garën më të madhe të vitit

Formula 1

Fundjava me garën më të madhe të vitit

Më: 3 gusht 2023 Në ora: 23:42
Foto ilustrim

Gara më e madhe e vitit në automobilizmin kosovar, Drag Race 3, mbahet në këtë fundjavë në pistën e vjetër të aeroportit në Sllatinë.

Tradicionalisht, gara e gushtit ka qenë më interesante dhe me numrin më të madh të pjesëmarrësve.

Kjo edhe për faktin se një numër i madh i mërgimtarëve tanë aktualisht janë në Kosovë dhe disa prej tyre me siguri do të jenë në mesin e garuesve.

Kështu pritet edhe në këtë fundjavë.

Organizatori, Eurogoma RT në bashkëpunim me FASK-un janë në vlugun e përgatitjeve për organizim sa më të mirë.

Risi e garës është fakti që do të ketë live stream me kamerat profesionale AVIGILON të kompanisë Econnect nga Prishtina.

Paraqitja në garë bëhet të shtunën nga ora 09:00-10:30 në pikën e karburanteve “Shell” në Sllatinë dhe më pas vazhdohet me procedurat tjera.

Për të shtunën është paraparë të kryhet gara në klasat 16, 15, 14 dhe 13.

Ndërsa, të dielën nga ora 10:45-11:00 mbahet brifingu me garues ndërsa gara fillon në orën 11:00.

Fitues i garës së kaluar ishte Burim Habibaj, i cili me Opel Kadett, shtegun prej 402 metrave e kaloi për 09.822 sekonda.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat