Drejtori i Ferrarit: Pilotët mund të bëjnë më mirë!

Formula 1

Drejtori i Ferrarit: Pilotët mund të bëjnë më mirë!

Nga: K. G. Më: 15 gusht 2023 Në ora: 22:56
Pamje nga një ndeshje

Ferrari nuk ka mundur t’i përmbushë pritshmëritë as në këtë sezon të Formula 1 teksa kur është zhvilluar thuajse gjysma e kampionatit, kokëkuqja po vuan dhe është shumë larg RedBullit të Max Verstappen.

Drejtori i Ferrarit, Frederic Vasseur shprehet se nga sezoni i ardhshëm, skuadrës do t’i shtohen të tjerë mekanikë ndërsa nuk la pa “thumbuar” edhe pilotët Charles Leclerc e Carlos Sainz për të cilët tha se pritet më shumë.

“Nuk i prisnim të tilla rezultate, por e kishim të qarta nga momenti i parë kur zbritëm në pistë.

Por, e rëndësishme është reagimi i skuadrës, njerëzit mendojnë se në Formula 1 problemet zgjidhen brenda javës por nuk është kështu.

Do sjellim mekanikë të rinj, por kjo puna e mekanikëve është pak a shumë si merkato e futbollistëve. Ata më të spikaturit kanë kontratë trevjeçare dhe është e vështirë për t’i marrë. Me pak fjalë është e komplikuar.

A e kemi kuptuar pse kjo makinë nuk është fituese? Në prova makina nuk është keq, por në garë është pak e vështirë të mbash ritmin. Në prova mund të bësh një xhiro të mirë dhe të shkosh në limite, por në garë është ndryshe.

Është një problem aerodinamik.

Pilotët? Gjithmonë mund të bëhet më mirë, Leclerc duket sikur është përmirësuar në këto garat e fundit ndërsa Sainz ka vazhdueshmërinë dhe për ne është i besueshëm. Leclerc është një karakter pak më i vështirë pasi nuk përmbahet kur gjërat nuk shkojnë mirë, por ndonjëherë për të mirën e tij dhe të skuadrës duhet të qetësohet para se të japë deklaratat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat