Verstappen: Mund të thyej edhe shumë rekorde të tjera të Lewis

Formula 1

Verstappen: Mund të thyej edhe shumë rekorde të tjera të Lewis

Më: 12 dhjetor 2023 Në ora: 11:40
Verstappen me makinën e tij

Pasi fitoi titullin e parë kampion bote në Formula 1 në një duel “rrotë më rrotë” me Lewis Hamilton në garën e fundit, piloti holandez i Red Bull, Max Verstappen, fitoi edhe dy tituj të tjerë. Këtë herë më të lehtë, duke dueluar me veten, aq sa këtë vit vendosi rekordin e 19 fitoreve sezonale.

I pyetur nëse i mungojnmë sfidat e dikurshme me Hamilton, piloti holandez tha: “Nuk më mungojnë aspak duelet me të. Sigurisht që i vlerësoj shumë sfidat që kemi patur në të shkuarën, por jam i kënaqur për mënyrën se si shkoi ky sezon. I vlerësoj sukseset që mund të festoj bashkë me skuadrën”.

Këtë vit, Verstappen theu mjaft rekorde në Formula 1, përfshi edhe atë të 1003 xhirove në krye të garave në një sezon të vetëm. Holandezi ka një seri prej 41 garash radhazi që renditet në “top-10” më të mirët, ndërkohë që ky rekord mbahet nga Hamilton, me 48 gara në zonën e pikëve.

“Ndoshta mund ta mposht këtë rekord dhe shumë të tjerë që mban ai. Vizioni im ka ndryshuar dhe unë përpiqem gjithnjë të fitoj kur kam mundësinë për ta bërë këtë gjë”, u shpreh Max Verstappen, që shihet si favorit edhe për sezonin e ardhshëm. Hamilton ka rekordin e 7 titujve kampion bote në Formula 1 bashkë me Michael Schumacher.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat