Shokohet Verstappen

Formula 1

Shokohet Verstappen

Më: 26 dhjetor 2023 Në ora: 15:32
Makina

Një episod i çuditshëm i ka ndodhur kampionit të Botës në Formula 1,Max Verstappen.

Piloti holandez ka dashur të marrë me qera një Mercedes AMD GT në Portugali, aty ku po kalonte disa ditë pushimi me familjen dhe miqtë një javë më parë.

Por kompania që jepte makinat me qera i ka thënë se ai nuk mund të ngasë këtë model makine, sepse siguracion parashikon që shoferi duhet të jetë mbi 30 vjeç.

Verstappen, që ka fituar garën e tij të parë në Formula 1 në moshën 18-vjeçare, ka mbetur i shokuar nga ky fakt dhe është detyruar që të marrë me qera një BMW Serie 5.

“Sigurisht që nuk kemi asnjë dyshim për aftësitë e drejtimit të makinës nga Verstappen dhe për eksperiencën e tij me makina të fuqishme, por punonjësi ynë ka respektuar rregullat që lidhen me kontrata e sigurimit.

Verstappenit iu dha një tjetër makinë shumë e mirë”, ka deklaruar për mediat zëdhënësi i kompanisë që jepte makinat me qera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat