10 vite nga aksidenti fatal, koha është ndalur për Schumacher

Formula 1

10 vite nga aksidenti fatal, koha është ndalur për Schumacher

Më: 29 dhjetor 2023 Në ora: 14:05
Foto ilustrim

10 vite. Kaq kohë ka kaluar nga 29 dhjetori i vitit 2013, kur e gjithë bota u shokua nga një lajm tragjik.

Michael Schumacher rrezikon jetën pas një aksidenti duke bërë ski në alpet franceze. Kjo ditë la shenjë në jetën e 7 herë kampionit të botës në Formula 1, sepse akoma edhe sot nuk është rikuperuar nga lwndimi dhe mbrohet nga familja në privatësi maksimale në rezidencën e tij në Zvicër.

Michael Schumacher po kalonte pushimet e fundvitit me familjen dhe ishte duke bërë ski në pistën Les Chamois të Meribel me djalin e tij Mick, atëkohë 14 vjeç. Kampioni gjerman u rrëzua, u përplas me një shkëmb dhe pësoi një traumë të rëndë në kokë, që do t’i shkakton një dëmtim të rëndë të trurit.

Schumacher iu nënshtrua një operacioni pak ditë më pas për të limituar pasojat e traumës dhe për të evituar hemorragjinë celebrale.

Gjermani doli nga gjendja e komës rreth 6 muaj më pas dhe u transferua në një klinikë private në Lozanë  për të nisur rehabilimin.

Schumacher bëri edhe disa ndërhyrje të tjera dhe më pas u transferua në rezidencën luksoze në Zvicër, aty ku ka pak më shumë se 9 vjet që qëndron, i asistuar nga një staf mjekësor dhe në një konfidencialitet të plotë, i mbrojtur me fanatizëm nga familja dhe ata pak persona që mund ta takojnë.

Në deklararat e pakta familjarët thonë se gjendja e kampionit është stabël, ndërsa të gjitha lajmet e tjera që kanë qarkulluar në media janë ndjekur në mënyrë ligjore nga familja Schumacher.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat