Monza nuk është më i përshtatshëm

Formula 1

Monza nuk është më i përshtatshëm

Më: 18 korrik 2016 Në ora: 18:33
Pista e Monzës

Pas fjalëve të Bernie Ecclestone se cirkuiti i Monza-s nuk është më i përshtatshëm për të qenë pjesë e Botërorit të Formula 1, në Itali janë vënë menjëherë në lëvizje. Shteti përtej Adriatikut nuk mendon kurrësesi të mbetet jashtë garës prestigjoze dhe hapi i parë u realizua. Ecclestone dhe grupi që menaxhon pistën e Imola-s kanë nënshkruar një kontratë për zhvillimin e Çmimit të Madh të Italisë. Prej vitit 2017, ky autodrom pritet të zëvendësojë pistën tradicionale të Monza-s. Megjithatë, që bisedimet të jenë të suksesshme, nevojitet “drita jeshile” nga Klubi Italian i Automobilëve. Vetëm pas akordit me preidentin e këtij insitutcioni, Angelo Stiçhi Damiani, bosi i Formula 1 mund të hedhë firmën në kontratë. Gjithsesi, zgjidhja e problemit duket ende e largët. Kjo për faktin se drejtuesit e Klubit Italian të Automobilëve vazhdojnë të mbështesin pistën e Monza-s, ndërsa në krahun tjetër, Presidenti i Formula 1 Imolan, Uberto Selvatico Estense mbështet ndryshimin e cirkuitit ku do të zhvillohet Çmimi i Madh i Italisë. Hipoteza tjetër që po merret në konsideratë parashikon një zgjidhje të çështjes me alternim, ashtu si ka ndodhur në të kaluarën për Çmimin e Madh të Gjermanisë, ku garat zhvilloheshin me radhë në pistën e Hockenheim dhe në Nurburgring. Sido që të ndodhë, koha shtrëngon, pasi afati maksimal për të përcaktuar cirkuitin është vendosur deri në Dhjetor të 2016-ës, edhe pse programimi i garave të Formula 1 mund të fillojë në muajt në vazhdim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat