Shpenzimet për shërim, familja i shet Schumacher Mercedesin

Formula 1

Shpenzimet për shërim, familja i shet Schumacher Mercedesin

Më: 25 korrik 2016 Në ora: 00:14
Michael Schumacher

Shëndeti i kampionit të “Formula 1”, Michael Schumacher vazhdon të jetë po njësoj, ndërsa familja e tij ka preferuar që të mos japë informacion rreth gjendjes së tij.

Dihet gjithashtu se, për të mbajtur të stabilizuar shëndetin e Schumacher, po shpenzohen shuma të mëdha parash.

Pikërisht për shkak të shpenzimeve të tepërta, familja e kampionit të F1 ka vendosur që të nxjerrë në shitje njërën prej makinave të tij, “Mercedes Benz E55 AMG” të vitit 1998.

Përfaqësitë e makinave në Berlin e kanë vlerësuar këtë makinë dhe kanë ofruar deri tani 100 mijë Paund. Familja shpenzon 115 mijë Paund në javë për kujdesin e Schumacher dhe është detyruar që të nxjerrë në ankand makinën e preferuar të tij.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat