Vettel: Në Singapor kam fituar disa herë

Formula 1

Vettel: Në Singapor kam fituar disa herë

Më: 14 shtator 2016 Në ora: 15:18
Sebastian Vettel

Në Formula 1 kanë nisur përgatitjet për Çmimin e Madh të Singaporit, i 15-ti në radhë për vitin 2016. Pas vendit të tretë që fitoi në Monza, pas dy pilotëve të Mercedesit, Sebastian Vettel kërkon një tjetër podium me Ferrarin e tij.

“Nuk do të jetë aspak e lehtë sepse bëhet fjalë për një garë të vështirë. Sikurse në vitet e kaluara në Marina Bay i nxehti dhe lagështia do të jenë faktorë të rëndësishëm, por mendoj se është një pistë që u pëlqen të gjithë pilotëve.”

Nëse Mercedesi mbetet një makinë e pakonkurrueshme, kokëkuqja po përmirësohet garë pas gare. Vendi i tretë i Vettelit mbetet një rezultat shumë i mirë ndërsa në Singapor nga Maranello kërkojnë vazhdimësinë.

“Nga ku cirkuit kam kujtime të bukura, sepse në të kaluarën kam fituar disa herë.”

E veçanta e kësaj piste është se garohet natën, në mënyrë që të përshtat me oraret në Europë.

“Të pilotosh me ndriçim artificial është një sfidë më vete, sidoms kur bëet fjalë për pikat e referimit anash pistës.”

Në renditjen e përgjithshme për pilotë Vettel klasifikohet i katërti pas Daniel Ricciardos me 143 pikë, ndërsa Hamilton e Rosberg kryesojnë bindshëm me 250 dhe 248 pikë secili.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat