Marquez triumfon në Aragon

Formula 1

Marquez triumfon në Aragon

Më: 25 shtator 2016 Në ora: 16:00
Marc Marquez

Marc Marquez me Honda ka fituar garën e Çmimit të Madh të Spanjës në Moto GP, zhvilluar në pistën e Aragon, duke hipotekuar edhe titullin kampion. Spanjolli ka 52 pikë avantazh karshi Rossit, që u rendit i treti, ndërkohë që kanë mbetur edhe 4 gara nga fundi i Botërorit. Një garë e bukur vetëm në pjesën e parë, kur dy pretendentët për titull dueluan mes tyre, pasi më tej në pistë dominoi Marquez, që u shkëput dhe fitoi me meritë. Rossi, që deri 12 xhiro nga fundi ishte në krye, humbi terren në pjesën e dytë të garës, duke u parakaluar edhe nga shoku i skuadrës Jorge Lorenzo, që u rendit i dyti. Kështu, Marquez, Lorenzo e Rossi ngjiten në podium në pistën e Aragon, fitorja e parë e një piloti spanjoll në garën e shtëpisë këtë sezon, pas dy sukseseve të mëparshme të italianit (në Jerez dhe Katalunja).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat