Rosberg zotohet për hakmarrje

Formula 1

Rosberg zotohet për hakmarrje

Më: 26 shtator 2016 Në ora: 17:37
Nico Rosberg

Me 2 tetor mbahet gara e Formula 1 në Malajzi, kurse piloti i Mercedesit, Nico Rosberg, shpreson edhe në një fitore dhe të vazhdojë rrugëtimin drejt titullit të botës.  Rosberg kryeson me 273 pikë në renditjen e përgjithshme, ka tetë më shumë se kampioni në fuqi, Lewis Hamilton i Mercedesit. Rosberg kujton fitoren në Singapor dhe pretendon fitore në Malajzi. “Singapori është një pistë që e vështirë, aty bëra një garë të përkryer dhe arrita një fitore të rëndësishme. Por tani ajo garoi kaloi dhe para është gara e Malajzisë, ku duhet sërish një garë e përkryer për të arritur te titulli. Vjet në Malajzi nuk pata fat, ndaj këtë vit dua të hakmerrem dhe të marr pikë të rëndësishme për titull. Çdo garë është e rëndësishme, ndaj duhet kujdes”, ka thënë Rosberg.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat