Ricciardo: Rosberg është në pozita shumë të forta

Formula 1

Ricciardo: Rosberg është në pozita shumë të forta

Më: 27 tetor 2016 Në ora: 19:18
Ricciardo.

Daniel Ricciardo me padurim e pret Çmimin e Madh të Meksikës në Formula 1. Ai është optimist se do të tregojë formë të mirë dhe të arrijë rezultat pozitiv. Në një intervistë për Reuters, Ricciardo, ka thënë se Rosberg është favoriti për të fituar edhe në garën e Meksikës. “Nuk kam asnjë preferencë. Mendoj se Rosberg është në pozita shumë të forta për të fituar garën e sidomos Botërorin. Hamilton do t'i duhet të fitojë të gjitha garat e mbetura, ndërsa Rosberg mund t'ia lejojë vetes të gabojë në ndonjë prej tyre. Çmimi i Madh i Meksikës do të jetë emocionues dhe Rosberg mund t'ia dalë mbanë”, ka thënë Ricciardo.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat