Vettel: Jemi kritikuar shumë këtë sezon

Formula 1

Vettel: Jemi kritikuar shumë këtë sezon

Më: 30 nëntor 2016 Në ora: 19:16
Makinat e Vettelit

Vendi i tretë arritur në garën e fundit sezonale të Formula 1 të zhvilluar në Abu Dhabi dhe rikthimi në podium i Ferrarit ishte një sinjal pozitiv për makinën italiane. Kështu beson piloti gjerman Sebastian Vettel, që me këtë podium kërkon t’u mbyllë gojën kritikave që ai dhe Ferrari kanë pasur muajt e fundit. “E meritonim këtë podium. Jemi kritikuar shumë këtë sezon, madje shpesh padrejtësisht. Ndonjëherë i kemi merituar kritikat, por ky ka qenë një sezon u vështirë. Kishim rivalë të fortë, por është e bukur kur e mbyll sezonin me një rezultat pozitiv”, ka thënë Vettel. “Natyrisht që ky podium është një shtysë më shumë për të ardhmen. Falënderoj të gjithë për punën e madhe të bërë në Maranello”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat