Rosberg me vendimin e tij çudit botën sportive

Formula 1

Rosberg me vendimin e tij çudit botën sportive

Më: 2 dhjetor 2016 Në ora: 16:53
Rosberg

Piloti gjerman, i skuadrës së Mercedes, Nico Rosberg, ka befasuar të gjithë, duke u pensionuar nga Formula 1, pasi fitoi titullin e kampionit të botës. Ky vendim vjen në mënyrë të befasishme pasi vetëm disa ditë kishte fituar titullin e kampionit të botës. “Është e vështirë ta shpjegoj arsyen e vendimit. Gjatë 25 vjetëve në gara, kam pasur ëndërr, vetëm një gjë, që të bëhem kampion botëror i Formula 1. Me punë të palodhshme, dhimbje, sakrifica, kjo ka qenë qëllimi im dhe ia dola. E kalova malin. Tani jam në maje dhe ndjehem mirë. U ngjita në maj të malit në saj të ndihmës së tifozëve, familjes dhe miqve të mi”, ka thënë mes të tjera gjermani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat