Te Ferrari dhe askund tjetër

Formula 1

Te Ferrari dhe askund tjetër

Më: 5 dhjetor 2016 Në ora: 12:33
Raikonnen e Vettel

Kimi Raikkonen hedh poshtë zërat për një largim të mundshëm të tij nga Ferrari. Piloti finlandez i kokëkuqes mbetet i fokusuar tek ajo që ndodh te skuadrave italiane, pa u kushtuar shumë rëndësi zërave që janë shtuar së tepërmi pas tërheqjes së parakoshhme të Nico Rosberg.

“Nuk e di cilat janë planet e kundërshtarëve tanë, ndaj duhet të fokusohemi te vetja, te puna jonë. Përsa i përket lamtumirës së Rosberg dhe mundësisë së efektit domino, pra që shumë pilotë të ndryshojnë skuadër, mund t’iu siguroj se unë dhe Vettel kemi kontratë me Ferrarin edhe për sezonin e ardhshëm.”

Në të njëjtën linjë shprehet edhe Vettel, i cili fillimisht komenton largimin e Rosberg nga Formula 1. Sipas pilotit gjerman, secili është i lirë të bëjë atë që ndjen. I pyetur për për atë që ndodhi gjatë 2016-ës, Vettel u shpreh se Ferrari ka nxjerrë mësime, por do të dija të jetë më kompetitiv sezonin e ardhshëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat