Nuk janë të shqetësuar për Alonson

Formula 1

Nuk janë të shqetësuar për Alonson

Më: 7 dhjetor 2016 Në ora: 18:35
Fernando Alonso

Flitet se piloti Fernando Alonso mund të largohet nga skuadra e McLaren-it dhe të shkojë te Mercedes-i. Megjithatë,  drejtuesit e skuadrës McLaren kanë reaguar, duke thënë se Alonso nuk do të largohet. “Kemi një kontratë me Alonson dhe ai është shumë i kënaqur këtu. Sigurisht që ai dëshiron të fitojë gara, sikurse edhe ne, por nuk jam aspak i shqetësuar atë çfarë po ndodh”, ka thënë shefi ekzekutiv i McLaren, Zak Brown. Kështu që, kampioni i Formulës 1, Nico Rosberg, para pak ditëve është pensionuar dhe mbetet të shihet se cili do të jetë zëvendësuesi i tij te skuadra e Mercedes-it.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat