Asnjëherë nuk i dihet

Formula 1

Asnjëherë nuk i dihet

Më: 27 dhjetor 2016 Në ora: 18:16
Rosberg

“Misioni im u përmbush”. Me këtë fjali kampioni i botës në Formula 1, Nico Rosberg sqaron vendimin e tij për t’u larguar nga sporti i shpejtësisë. Në një intervistë dhënë për gazetën gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung”, Rosberg ndalet te momenti më kulminant i karrierës së tij që u pasua nga vendimi i paritur për t’i dhënë lamtumirën Formula 1. “Largohem si kampion dhe tani mund të përqëndrohem me kohë të plotë te projektet e tjera”, nënvizon 31-vjeçari që mbylli në mënyrën më të mirë një sezon të tensionuar dhe shumë të luftuar deri në fund me shokun e skuadrës, Lewis Hamilton. “Ndoshta do të jemi sërish në krah të njëri-tjetrit në të ardhmen, asnjëherë nuk i dihet”, shton piloti gjerman që kujton rivalitetin me britanikun, me të cilin ka dueluar që në garat kart. Ndërkohë, skuadra Mercedes vazhdon punën për të gjetur zëvendësuesin ideal të Rosberg dhe për momentin në pole position është finlandezi Valtteri Bottas.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat