F1, intervista ndryshe e Kimi Raikkonen

Formula 1

F1, intervista ndryshe e Kimi Raikkonen

Më: 5 janar 2017 Në ora: 23:51
Kimi Raikkonen

Në Botën e Formula 1, njihet me pseudonimin “Ice Man”, që në Shqip do të thotë “Njeriu i Akullt”, por cilat janë pasionet e Kimi Raikkonen? Ka tentuar t’i zbulojë faqja zyrtare e “F.1.com”, me një intervistë ndryshe nga se jemi mësuar ta shohim finlandezin e Ferrarit. Një person gjithmonë shumë i rezervuar, por që rrëfen se është plotësisht i kënaqur nga jeta e tij. Kjo është intervista ndryshe e Kimi Raikkonen:

Nëse do të zgjidhje një lloj të vetëm ushqimi për të ngrënë, cili do të ishte?
“Salmoni? Shumë skandinav…”

Nëse do të zgjidhje vetëm një përbërës për Pizza-n, cili do të ishte?
“Vetëm Toni”.

Nëse do të zgjidhje vetëm një destinacion për pushimet…
“Shtëpia. Kush ka nevojë për një destinacion për pushime?”

Nëse do të zgjidhje vetëm një cirkuit për të garuar…
“Spa”.

Nëse do të zgjidhje vetëm një makinë për në rrugë…
“Ferrari, pa asnjë dyshim. Cdolloj tipi të Ferrarit.”

Nëse do të zgjidhje vetëm një makine për të garuar në F1…
“Ferrari, makinë me të cilën jam shpallur kampion bote në vitin 2007.”

Nëse do të zgjidhje vetëm një ngjyrë për të veshur…
“E zeza.”

Nëse do të zgjidhje vetëm një libër për të lexuar…
“Asnjë. Nuk lexoj libra.”

Nëse do të zgjidhje vetëm një film për të parë…
“Asnjë në veçanti.”

Nëse do të zgjidhje vetëm një person me të cilin do të jetoje…
“Familja ime. Nuk jam në gjendje të zgjedh vetëm një.”

Nëse do të zgjidhje vetëm një shok skuadre në F1…
“Atë që kam tani. (Sebastian Vettel).”

Nëse do të zgjidhje vetëm një moshë për të jetuar…
“Çfarëdo lloj moshe. Unë jam super i kënaqur nga e gjithë jeta ime.”

Nëse do të zgjidhje një periudhe kohe për të garuar në F1…
“Në vitet 70.”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat