Një sfidë e re për Wehrleinin

Formula 1

Një sfidë e re për Wehrleinin

Më: 16 janar 2017 Në ora: 16:52
Pascal Wehrlein

Piloti Pascal Wehrlein i është bashkuar skuadrës ‘Sauber’ për sezonin 2017 në Formula 1, raportojnë mediat e huaja. Wehrlein nuk ka më shumë se 22 vjet dhe ka qenë në rolin e pilotit rezervë te skuadra e Mercedesit. “Për mua, kalimi në një skuadër të re është një sfidë tjetër. Mezi po pres të nis këtë aventurë. Objektivi ynë është që të hyjmë rregullisht në zonën e pikëve. Dua të falënderoj drejtuesit e Sauberit për besimin e shprehur ndaj meje dhe për mundësinë që më dhanë. Po kështu dua të falënderoj edhe stafin e Mercedesit për mbështetjen”, ka thënë Wehrlein.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat