Vinales: Nuk më tremb rivaliteti

Formula 1

Vinales: Nuk më tremb rivaliteti

Më: 7 shkurt 2017 Në ora: 13:30
Maverick Vinales

Testet e zhvilluara 10 ditë më parë në pistën e Sepang (Malajzi) konfirmuan pilotin spanjoll Maverick Vinales si më të shpejtin, i cili këtë sezon do të debutojë me motorin Yamaha. Një paraqitje e mirë e spanjollit, që ka fituar terren karshi rivalëve edhe në betejën për titullin kampion në Moto GP. “Jam i kënaqur nga paraqitja në pistë, pasi testet janë të rëndësishme për të parë ambientimin tim me motorin Yamaha. Kemi punuar shumë dhe arritëm shumë gjëra të mira gjatë testeve, që do të na shërbejnë gjatë Botërorit”, u shpreh Vinales. Piloti spanjoll, falë kësaj paraqitje në testet dimërore, që do të vijojnë edhe javën e ardhshme, shpreson të fitojë titullin e parë kampion që në sezonin e parë me Yamaha. “Në garën e parë shpresojmë të kemi një motor kompetitiv dhe të shpejtë në pistë, që të duelojmë për fitore. Unë jam i bindur se do të bëjmë një paraqitje të mirë, duke gjetur zgjidhjet më të mira. Nuk më tremb rivaliteti, pasi kam një motor të mirë dhe kampion”, deklaroi më tej Maverick Vinales, që la Suzuki për të garuar me Yamaha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat