Bashkëjetesa nuk do të jetë një problem...

Formula 1

Bashkëjetesa nuk do të jetë një problem...

Më: 9 shkurt 2017 Në ora: 15:40
Bottas e Hamilton

Gjatë tre viteve të fundit në të cilët Mercedes ka dominuar në Formula, 1, problemi më i madh në skuadrën gjermane ka qenë bashkëjetesa mes dy pilotëve. Mes Lewis Hamilton dhe Nico Rosberg raporti nuk ka qenë asnjëherë shumë i mirë dhe polemikat apo lufta në distancë mes të dyve ka penalizuar në jo pak raste edhe skuadrën. Megjithatë me tërheqjen e pilotit gjerman dhe afrimin në skuadër të finlandezit Valteri Bottas, te Mercedes janë të sigurtë se probleme të tilla nuk do të ekzistojnë më. Shefi i skuadrës gjermane Toto Wolff, në një intervistë për mediat la të kuptohet se bashkëjetesa nuk do të jetë një problem për Lewis Hamilton dhe Valteri Bottas. ” Unë mendoj madje kam bindjen se ata të dy do të kenë një raport të shkëlqyer, është e vërtetë që kanë karaktere të ndryshme, por për ne si skuadër ishte shumë e rëndësishme ta zëvendësonim Nico Rosberg, me një tjetër pilot cilësor, në mënyrë që të mbulonim mësëmiri vendin e lënë bosh nga gjermani, theksoi, Wolff. Në lidhje me Bottas, shefi i skuadrës shtoi: Valteri po ambientohet shumë shpejtë dhe po përshtatet mirë me makinën e tij të re.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat