Rosberg rrëfen jetën pas Formula 1

Formula 1

Rosberg rrëfen jetën pas Formula 1

Më: 11 shkurt 2017 Në ora: 07:25
Rosberg me familje

Formula 1 nuk do të ketë kampionin e saj në fuqi për sezonin 2017. Pas fitoi botërorin, Nico Rosberg, vendosi të tërhiqej dhe të mos e mbronte titullin në pistë. Në një intervistë të gjatë për britaniken, “Daily Mail”, ish-piloti gjerman rrëfeu jetën e tij të re, ku ka kohë mjaftueshëm për t’iu dedikuar familjes, leximit, muzikës dhe meditimit.

“Më bën disi përshtypje kur mendoj që po afrohet muaji Mars dhe nuk kam angazhime. Megjithatë jam i lumtur për zgjedhjen time që të largohesha nga Formula 1”, tha Rosberg. I lodhur nga të gjitha impenjimet për të qenë një sportist elitar, ish-kampioni i botës foli edhe për atë që do të bëjë në muajt në vazhdim. Rosberg tregoi se po planifikon disa udhëtime, për të kaluar pak kohë së bashku me familjen.

Në intervistën e gjermanit, nuk mund të mungonte edhe një koment për ish-shokun e skuadrës te Mercedes dhe rivalin për titull, Leëis Hamilton. Sipas Rosberg, piloti britanik është mjaft i aftë për ti krijuar presion rivalëve dhe ti shtyjë në  maksimum. Ish-piloti tregoi se e kishte të vështirë ta përballonte presionin e Hamilton dhe për këtë arsye u detyrua që të ndryshonte edhe mënyrën e garimit, duke u shfaqur më agresivë në pistë. Ndryshim që në fund i dha të drejtë, pasi u kurorëzua kampion bote për herë të parë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat