Ricciardo parashikon rivalët për titull

Formula 1

Ricciardo parashikon rivalët për titull

Më: 22 mars 2017 Në ora: 19:34
Daniel Ricciardo

Në fundjavë përkatësisht me 26 mars do të zhvillohet gara e parë për edicionin e sivjetshëm në Formula 1 përkatësisht për Çmimin e Madh të Australisë. Pilotët presin një start të mirë, disa synojnë fitore. Daniel Ricciardo, pilot i Red Bull-it, shpreson në një start të mirë. Ricciardo i ka idetë e qarta në këtë pikë: “Pres që Mercedes e Ferrari të jenë shumë të shpejta në këtë vit. Testet nuk i përcaktojnë asnjëherë plotësisht hierarkitë, por unë shpresoj që ne të jemi bashkë me këto dy skuadra në luftën për titullin. Në këtë garë të parë ne vijmë me shumë besim”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat