Alonso-McLaren: Lamtumira e parakohshme kushton 80 milionë

Formula 1

Alonso-McLaren: Lamtumira e parakohshme kushton 80 milionë

Më: 31 mars 2017 Në ora: 08:32
Fernando Alonso

Kanë qenë ditë reflektimi për Fernando Alonso. Në pritje të Çmimit të Madh të ardhshëm të Formula 1, që do të garohet në Kinë, më datë 9 prill, piloti spanjoll mendon për të ardhmen.

Të lërë apo jo sezonin e nisur me McLaren Honda? Besueshmëria e MCL32 është vetëm problemi më i fundit në këtë fillim sezoni. Në bazë qëndron një njëvendshe jo kompetitive. Në Australi, ëndrra për të përfunduar garën u ndërpre 7 xhiro përpara përfundimit.

Mund të kishte qenë një rezultat i pabesueshëm duke parë mënyrën se si shkuan gjërat gjatë fundjavës, e mbi të gjitha pas testeve dimërore. Përkundrazi, u verifikua një problem në një suspension që provokoi edhe tërheqjen.

Tashmë Fernando Alonso mendonte vërtetë të largohej nga skuderia e Working, në kushtet e një kontrate që skadon në vitin 2018. Mërzitja e Formula 1? Mes rikthimit te fitorja e Ferrarit, tërbimit së Mercedes dhe lëvizjeve në merkato, fillimi i vitit premton vërtetë shumë aktivitet.

Eric Boullier, Drejtori i Garave të McLaren, në mikrofonët e As.com, foli qartë “Nëse nuk i japim Alonsos një makinë të mirë, atëherë piloti do të largohet”. Në bokse kanë nisur të marrin masat. Ndonëse nuk është thënë ende në mënyrë të parakohshme fjala “lamtumirë”, nevojiten garancitë, përndryshe, piloti spanjoll do të përshëndesë të gjithë me një “faleminderit dhe mirupafshim”.

Normal, në lojë janë edhe 40 milionë euro në vit, pra angazhimi më i madh në Formula 1. Pra, Alonso do të duhej të hiqte dorë nga rreth 80 milionë euro për dy vitet. Gjithsesi rregullorja parashikon edhe ndryshimin e sediljeve, ndaj gjithçka mbetet e bëshme. Në orët e fundit ka spikatur joshja e Renault. Një rikthim në të shkuarën, pikërishty aty ku gjithçka nisi. Një histori romantike, që për momentin duket e destinuar të mbetet e tillë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat