Alonso i dedikohet modës, krijon markë personale veshjesh

Formula 1

Alonso i dedikohet modës, krijon markë personale veshjesh

Më: 5 prill 2017 Në ora: 16:08
Piloti spanjoll i McLaren, Fernando Alonso

Piloti spanjoll i McLaren, Fernando Alonso, duke parë zhgënjimet në pistë prej disa sezonesh, ka vendosur që të hyjë në fushën e modës.

Sipas të përditshmes spanjolle “Sport.es”, Alonso ka vendosur të investojë në modë, duke krijuar një markë personale veshjesh. Marka e re do të quhet “Kimoa” dhe për të realizuar këtë projekt spanjolli i është drejtuar grupit profesionist të dizenjimit “KMPMG”. Linja e re e modës që do të krijojë kampioni i botës në Formula 1 do të prodhojë më së shumti produkte për të rinjtë, duke u frymëzuar nga estetika kaliforniane. Ndërkohë që produktet do të shiten më së shumti on-line.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat