Jo në Monaco!

Formula 1

Jo në Monaco!

Më: 12 prill 2017 Në ora: 12:55
Pamje nga një garë

Piloti spanjoll Fernando Alonso nuk do të marrë pjesë në garën e Çmimit të Madh të Monacos, e cila zhvillohet më 28 maj nnë Formula 1. “Jam shumë i lumtur që më jepet kjo mundësi. Falënderoj McLaren që më dha mundësinë dhe më lejoi të garoj në këtë klasike të garave të automobilizmit. Është një nga garat më të famshme në botë. Edhe gara e Monacos është e veçantë, por për fat të keq do të mungoj atë fundjavë aty”, ka thënë Alonso. “Kjo është një sfidë e vështirë, por mjaft e veçantë dhe dua të përfitoj nga rasti. Tashmë jam 35 vjeç dhe nuk e di nëse do të kem mundësi në të ardhmen të provoj këtë aventurë. Shpresoj që në të ardhmen të provoj edhe garën e La Mans”, tha Alonso.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat