Në garën e gjashtë të Formula 1 Grand Prix të Monakos piloti Jenson Button do të zëvendësojë Fernando Alonso në ekipin e McLaren-Honda, raporton Anadolu Agency (AA).
Button (37) tha se ishte i emocionuar në lidhje me garën e ardhshme.
"Jam i lumtur që kthehem në Formula 1 edhe pse bëhet fjalë vetëm për një garë. Nuk ka mundur të jetë vend më i mirë për kthim se sa Monako. Këtu në vitin 2009 fitova vendin e parë dhe ky është një nga pistat e mia të preferuara", tha britaniku Button.
Button në vitin 2009 fitoi kampionatin e Formula 1. Në fund të sezonit të kaluar doli në pension, por ai nënshkroi me ekipin McLaren-Honda, si pilot zëvendësues.
Spanjolli Fernando Alonso më 28 maj do të marrë pjesë në garën e Indianapolis 500, kështu që Button të njëjtën ditë do të garojë në Monako.