Pesimist

Formula 1

Pesimist

Më: 2 maj 2017 Në ora: 13:15
Hamilton

Gara e Çmimit të Madh të Rusisë nuk ka patur atë fund që dëshironte për pilotin britanik Lewis Hamilton, që u rendit i katërti dhe nuk u ngjit dot në podium.

Madje piloti i Mercedes humbi terren në renditje karshi Vettel, ndërkohë që sheh t’i shtohet rivaliteti, pasi triumfoi shoku i tij i skuadrës Bottas, që hyn në garë. “Në radhë të parë dua të përgëzoj Bottas për fitoren, bëri një garë fantastike, dueloi deri në fund me Vettel dhe e meritoi fitoren. Është një sukses i rëndësishëm për skuadrën, një rezultat i mirë për Mercedes duke parë se si shkuan provat zyrtare”, tha Hamilton.
Për sa i përket garës së tij, britaniku shprehet: “Nuk pata probleme me ritmin, por ishte motori ai që kishte temperaturë të lartë dhe na u desh të mbanim situatën nën kontroll. Nuk e di ende nga sa erdhi kjo dhe po punojmë për zgjidhjen e problemit, por ndoshta nuk kishim përgatitur makinën ashtu si duhet për këtë garë. Duhet të punojmë ende fort për të zgjidhur problemet dhe për të qenë kompetitivë në garën e radhës, por e shoh se këtë vit do të jetë më e vështirë”, ka thënë Hamilton.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat