Shkëlqen Pedrosa

Formula 1

Shkëlqen Pedrosa

Më: 7 maj 2017 Në ora: 15:00
Dani Pedrosa

Piloti spanjoll i Honda-s, Dani Pedrosa, ka shkëlqyer, duke triumfuar në garën e Çmimit të Madh të Spanjës. Në pistën e Jerez, para fansave të tyre, ata që dominuan ishin pilotët spanjollë, teksa tri të tillë u ngjitën në podium. Pedrosa e dominoi garën nga xhiro e parë deri tek e fundit, krijoi një shkëputje të lehtë karshi rivalëve dhe e meritoi fitoren, e para për të këtë sezon.

Ai la pas shokun e skuadrës Marc Marquez (i dyti), ndërsa në vendin e tretë u rendit Jorge Lorenzo me Ducati. Ky është podiumi i parë sezonal për Lorenzo me motorin italian, ndërkohë që sot zhgënjeu Yamaha, me Rossin që u rendit në vendin e dhjetë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat