Mark Webber: I heq kapelën Ferrarit!

Formula 1

Mark Webber: I heq kapelën Ferrarit!

Më: 11 maj 2017 Në ora: 22:32
Mark Webber

Ish-piloti i Formula 1, Mark Webber ka mbetur i befasuar nga paraqitja e Ferrarit në garat e para të Botërorit. Dy fitore, dy vende të dyta dhe një vend i tretë për “kokëkuqen”. Sebastian Vettel kryeson me 88 pikë klasifikimin për pilotë, ndërsa për konstuktorë Ferrari ka grumbulluar vetëm një pikë më pak se Mercedesi. Australiani, ish-shok skuadre e Vettel kur të dy garonin për Red Bullin, nuk i kursen fjalët pozitive për skuadrën italiane, që ka bërë përparime të dukshme që nga viti i kaluar.

“Te Ferrari kanë bërë një punë të shëlqyer. Makina është shumë më e shpejtë dhe ajo që është më e rëndësishme ekstremisht e besueshme.”

Aspekti më pozitiv për Ferrarin në këtë fillim sezoni, sipas Webber, është shfaqja e Vettel me dy fitore në cmimin e parë të madh të vitit në Australi dhe në garën e katërt të zhvilluar në Bahrein.

“Ferrari rigjeti Sebastian Vettel që të gjithë e njihnim. Aroma e fitores i ka dhënë ë shumë jetë. I heq kapelën Ferrarit, ka bërë dicka të pabesueshme. Askush nuk do të kishte vënë bast për kokëkuqen para se të niste sezoni. Te Ferrari i kanë intepretuar në mënyrë të shkëlqyer rregullat e reja.” 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat