Marquez: Për kreun flasim në fund

Formula 1

Marquez: Për kreun flasim në fund

Më: 17 maj 2017 Në ora: 14:18
Marquez

Pas paraqitjes së mirë që motori Honda bëri në pistën e Jerez 10 ditë më parë, në garën e Çmimit të Madh të Spanjës, ku pilotët e saj zunë dy vendet e para, kampioni i botës në fuqi në Moto GP, Marc Marquez, kërkon që ky ritëm të ruhet edhe në garën e ardhshme, në Le Mans. Marquez është 4 pikë pas Rossit në renditjen e përgjithshme dhe e di mirë që një sukses në Francë do t’i jepte kreun. “Për kreun flasim në fund, pasi Botërori është ende i gjatë, por fitorja në Le Mans është e rëndësishme për të grumbulluar sa më shumë pikë”, tha Marc Marquez, që garën e fundit u rendit i dyti, pas shokut të skuadrës Dani Pedrosa.

Në Jerez kaluam një fundjavë fantastike, punuam fort dhe korrëm frutet e saj. Shpresoj që motori ynë të tregojë të njëjtin nivel konkurrence edhe në Le Mans, një pistë e shkurtër dhe ku çdo gabim reflektohet në xhiro. Po punojmë fort për këtë objektiv dhe besoj se mund t’ia dalim mbanë të fitojmë sërish”, u shpreh Marquez, që synon triumfin e dytë sezonal. Por problemi më i madh në këtë garë do të jenë kushtet e motit, që parashikohen të paqëndrueshme dhe që mund të diktojnë në rezultatin final.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat