Wolffin nuk e shqetëson Ferrari

Formula 1

Wolffin nuk e shqetëson Ferrari

Më: 6 qershor 2017 Në ora: 18:46
Ilustrim

Sivjet është më ndryshe në garat e Formula 1. Tash për tash Sebastian Vettel i Ferrarit udhëheq në renditjen e përgjithshme me 129 pikë dhe ka 25 pikë më shumë se Lewis Hamilton i Mercedesit. Skuadra e Mercedesit nuk është favorit për të fituar titullin kampion në Formula 1 këtë sezon. Kështu ka thënë në një intervistë për “Autosport” shefi i makinës gjermane Toto Wolff, që ka pranuar se Ferrari është më përpara se “shigjetat e argjendta”. Kjo është konfirmuar edhe në garat e para sezonale, me “kokëkuqen” që ka qenë më e shpejtë në pistë. “Mendoj se që në garën e parë Ferrari ka qenë favorite. Kjo nuk më shqetëson, pasi kur nuk je pretendente njerëzit presin që të fitosh dhe kjo e bën më të bukur sfidën”, tha Toto Wolff.  Ai më tutje tha se nga gara e parë nuk ka pasur paraqitje të mirë.

“Që nga gara e parë nuk kemi pasur një performancë të mirë në pistë me të dyja makinat. Në Sochi, ai që shkëlqeu ishte Bottas, por jo Hamilton. Kjo situatë na ka persekutuar gjatë gjithë sezonit”, ka thënë Wolff. Më tej, Wolff pranon se gomat nuk po përshtaten ashtu si duhet me makinën Mercedes, ndryshe nga Ferrari që e ka armën e fortë. “Nuk ka justifikime, pasi duhet të ngushtojmë diferencën me skuadrat e tjera. Vetëm Ferrari nuk e ka këtë problem dhe është treguar e aftë në menaxhimin e gomave”, ka thënë Wolff. Vettel konsiderohet si nga favoritët, i cili ka 129 pikë të mbledhura deri me tash, duke lënë pas Hamiltonin me 104 sosh e Valtteri Bottas me 75 pikë etj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat