McLaren ultimatum Hondës

Formula 1

McLaren ultimatum Hondës

Më: 8 qershor 2017 Në ora: 23:17
Zak Brown

McLaren fjalë  të rënda në drejtim të Honda-s. Ultimatum dhe nervozizëm nga ana e drejtorit egzekutiv Zak Brown, i cili ka shprehur pakënaqësi për motorrin Honda që ka McLaren. Broën nuk nguron të shpreh zhgënjimin e tij dhe se deklaron se është shumë larg pritshmërive të tij.

“Dëshironin të fitonim botërorin me Hondën, por në këtë pikë kjo është dicka e pamundur, sepse arrihet në një moment ku duhet të vendosësh nëse duhet të vazhdojë bashkëpunimi për më tej apo jo. Për këtë pjesë kemi dyshimet tona.”

Zhgënjimi është i dukshëm nga e drejtorit egzekutiv, i cili nuk kurseu fjalët e rënda për kompaninë kineze, që kanë tre vite që bashkëpunojmë me McLaren. Ndërkohë situata nuk është aspak komode përsa i përket klasifikimit në Formula 1. Zero pikë të grumbulluara, me ndalesën e rradhës të parashikuar këtë fundjavë në pistën e Kanadas. Broën shprehet se në makinë nuk është bërë asnjë ndërhyrje për të përmisuar McLaren në garë.

“Na ishte thënë se do të bëhen përmisime në pjesën e motorrit, por një gjë e tillë nuk ka ndodhur ende. Jemi të gjithë të zhgënjyer për mënyrën se si po trajtohemi, si ne që jemi drejtues, ashtu edhe pilotët. Kështu nuk vazhdohet.”

 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat