Rosberg i kundërpërgjigjet Wolffit

Formula 1

Rosberg i kundërpërgjigjet Wolffit

Më: 14 qershor 2017 Në ora: 17:40
Ilustrim

Kampioni i botës në fuqi në Formula 1, Nico Rosberg, ka mohuar  kategorikisht mundësinë e një rikthimi në pistë, pas një viti pushim. Kjo deklaratë vjen pas fjalëve të shefit të Mercedes, Toto Wolff, se piloti gjerman mund të rikthehet sezonin tjetër për të pilotuar një Ferrari. “Jo, nuk do të kthehem kurrë më në garat e Formula 1. Karriera ime në garat e Formula 1 është mbyllur përfundimisht. Nuk kam asnjë stres dhe jam krenar për rezultatet e mia, për atë që kam arritur në pistë. Por për mua Formula 1 tashmë i përket se shkuarës. Në të ardhmen dua të provoj eksperienca të reja”, ka thënë Rosberg, ish-pilot i Mercedesit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat