Vazhdojnë spektaklet në automobilizëm

Formula 1

Vazhdojnë spektaklet në automobilizëm

Më: 14 korrik 2017 Në ora: 19:07
Pamje nga një garë

Shtegu në Pousko është vendtakimi i radhës për automobilistët tanë. Në këtë fundjavë, atje do të zhvillohet gara e tretë e Kampionatit të Kosovës në automobilizëm për diciplinën malore.

Si zakonisht, të shtunën në program janë dy vozitje provuese, derisa të dielën janë po ashtu dy vozitje për garën zyrtare.

Kampionati i sivjetmë po karakterizohet me disa vetura tejet atraktive dhe të përgatitura shumë mirë, të cilat po përcillen me interesim nga dashamirët  e auto sportit. Pa dyshim që sivjet në plan të parë është Bardhyl Canolli me Radicall, por edhe Valdet Krasniqi me Lancia, Naim Dashaj me Subaru dhe të tjerët po ashtu premtojnë spektakël.

Shtegu në Pousko ka karakteristika shumë më të ndryshme nga ai i Zymit ku u mbajt gara e javës së kaluar, prandaj garuesit do ta studiojnë mirë para se të startojnë zyrtarisht.

Federata e Auto Sportit në bashkëpunim me AK Prizreni D&G i kanë marrë të gjitha masat që gara të organizohet në mënyrën më të mirë të mundshme, ndërsa në këtë drejtim do të asistojnë edhe Policia e Kosovës, Ndihma e Shpejtë dhe Brigada e Zjarrfikësve.

Paraqitja në garë fillon të shtunën nga ora 8:30, ndërsa i tërë aktiviteti pritet të përmbyllet të dielën rreth orës 16:00 kur do të bëhet shpallja e fituesve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat