Rossi: Është një botëror interesant

Formula 1

Rossi: Është një botëror interesant

Më: 4 gusht 2017 Në ora: 17:53
Valentino Rossi

Valentino Rossi ka synime të mëdha në garën për Çmimin e Madh të Çekisë në MotoGP.  Piloti i Yammaha-s, tha se është i përgatitur mjaft mirë dhe mëton të jetë në podium.

“Është një botëror interesant dhe personalisht jam i kënaqur me pozicionin që kam në klasifikim. Në garë për titull kampion janë pesë pilotë dhe tashmë që do të nisë pjesa e dytë e sezonit, rivaliteti do të jetë i ashpër dhe ende edhe më i madh. Në pistën Brno si objektiv personal kam të ngjitem në podium dhe për ta arritur një gjë të tillë duhet të jem i përgatitur për çdo të papritur. Sezonin e kaluar me pak fat ia dola, shpresoj të ndodh sërish e njëjta histori”, ka thënë Rossi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat