Ultimatum

Formula 1

Ultimatum

Më: 30 gusht 2017 Në ora: 13:37
Fernando Alonso

Pas një tjetër tërheqje këtë sezon nga garat e Botërorit të Formula 1, piloti Fernando Alonso ka ngritur zërin, madje këtë herë ka lësuar një ultimatum karshi makinës McLaren.

“Duhet me çdo kusht një ndryshim, mjaft më me tërheqje nga gara. Duhet të punojmë shumë më tepër se të tjerët dhe të shpresojmë se do të gjejmë një zgjidhje më të mirë për sezonin tjetër”, ka qenë deklarata e lëshuar nga piloti spanjoll, që këtë vit është tërhequr nga 7 gara.

Një situatë aspak e mirë te makina britanike me pilotin spanjoll që është gati të largohet nga McLaren-Honda edhe pse ka ende një vit kontratë. Madje Alonso i ka kërkuar McLaren që të prishë marrëveshjen me motorin Honda, pasi nuk është në gjendje të rivalizojë për fitore dhe titull. Por inxhinierët e motorit japonez, pasi analizuan motorin pas tërheqjes së Alonsos nga gara, kanë thënë se nuk kanë vërejtur asnjë problem dhe nuk e kuptojnë se ëprse ai e la garën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat