Aksidentohet rëndë Valentino Rossi, dyshohet se ka thyer këmbën

Formula 1

Aksidentohet rëndë Valentino Rossi, dyshohet se ka thyer këmbën

Më: 31 gusht 2017 Në ora: 21:40
Valentino Rossi

Garuesi i MotoGP, Valentino Rossi po trajtohet në spital pas një aksidenti të pësuar në provat e javës.

Sipas Gazzetta dello Sport, italiani ka pësuar një frakturë në këmbë dhe duhet t’i nënshtrohet një operacioni.

Nëse konfirmohet, një dëmtim i tillë do të bëjë të humbasë garën e kësaj jave dhe të javës tjetër, si dhe një kolpo e madhe për shpresat e titullit kampion.

Garuesi i Yamaha-s është i treti në renditjen e deritanishme, 26 pikë nga Andrea Dovizioso. Lëndimi i fundit serioz i Rossi-t ishte gjatë provave të vitit 2010 në garën e Italisë, në Mugello.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat