Kur kthehet Rossi?

Formula 1

Kur kthehet Rossi?

Më: 1 shtator 2017 Në ora: 15:56
Valentino Rossi

Valentino Rossi u operua gjatë natës në spitalin e “Torrette” në Ancona. I është mjekuar dhe reduktuar fraktura e pësuar në dy kockat e kërcirit të këmbës mes gjurit dhe kaviljes, të dëmtuara gjatë një aksidenti të pësuar me motorr dje në Borgo Pace, ndërkohë që stërvitej me motorrin për enduro. “Operacioni shkoi mirë. Falenderoj të gjithë stafin e spitalit “Riuniti” të Ancona, në mënyrë të veçantë doktor Pascarella, që më operoi. Kur u zgjova sot në mëngjes isha më mirë. Më vjen keq për atë që ndodhi, tani dua të rikthehem mbi motorr sa më parë të jetë e mundur. Do të bëj të pamundurën”, deklaroi vetë Rossi, paraditen e të premtes.

“Valentino është mirë dhe kjo besoj se është gjëja më e rëndësishme për ne dhe tifozët. Ka pësuar një frakturë të shpërbërjes së këmbës për të cilën është futur në operacion në orën 2 të natës. Ndërhyrja zgjati rreth 1 orë dhe ka rezultuar e suksesshme në mënyrë perfekte. Rikthimi i tij mbi motorr varet nga vetë ai, por është e sigurtë se do të duhet të qëndrojë pushim për rreth 30-40 ditë”, deklaroi mjeku Raffaele Pascarella që operoi Valentino Rossi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat