McLaren nis aventurën me Renault dhe Honda me Toro Rosson

Formula 1

McLaren nis aventurën me Renault dhe Honda me Toro Rosson

Më: 15 shtator 2017 Në ora: 14:40
McLaren

Në Botën e shpejtësise dhe emocionit, atë të Formula 1 zyrtarizohet më në fund një lajm i shumëpërfolur, që i jep jetë një kapitulli të ri bashkëpunimi mes skuadrës së McLaren dhe Renault për tre vitet e ardhshme. Tre vjet më parë McLaren nisi aventurën  me motorrët e Hondas në atë që pritej të ishte një bashkëjetesë frytëdhënëse për më tepër që asokohe ishte rikthyer dhe Fernando Alonso. Zhgënjimi ishte i madh, kur për tre sezone rradhazi rezultat nuk e ngjitën asnjëherë ekipin anglez në një podium. Skudra britanike nisi të shqyrtonte disa opsione të reja, si ajo  motorrëve Mercedes apo Ferrari por shumë shpejt u kuptua  se zgjedhja e tyre do të ishin francezët e Renult, ashtu sic tashmë u konfirmua, raporton supersport. Arritja e kësaj marrëveshje nuk ishte ndër më të lehtat pasi në diskutime u fut edhe edhe kompania Liberty që ka në pronësi Fromula 1, e cila nuk dëshironte të humbte Hondan, por më në fund falë avokatëve, menaxherëve dhe sponsorëve operacioni u bë efektiv. Po ashtu zyrtar u bë edhe lajmi se tashmë Honda do të jetë partner i skuadrës  italiane Toro Rosso. Cfarë mungon në këtë panoramë, është vetëm konfirmimi zyrtar për Carlos Sainz si pilot i Reanult dhe se Alonso do të vijojë edhe një vit tjetër me këtë McLaren të rinovuar falë motorrëve Renault.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat