Sainz do të garojë për Renault në sezonin e ardhshëm

Formula 1

Sainz do të garojë për Renault në sezonin e ardhshëm

Më: 15 shtator 2017 Në ora: 23:42
Carlos Sainz

Carlos Sainz do të garojë për bolidin e Renault në vitin 2018, përkrah Nico Hulkenberg, por si huazim nga Red Bull.

23 vjeçari spanjoll, do ta zëvendësojë Jolyon Palmer-in, e ardhmja e të cilit vazhdon të mbetet e paqartë.

Sainz aktualisht garon për Toro Rosso, por është nën kontratë me Red Bull, dhe ashtu do vazhdojë të mbetet edhe gjatë qëndrimit te Renault.

“Jemi të lumtur që kemi arritur marrëveshje që Sainz të garojë pë Renault sezonin e ardhshëm. Ai është një talent i jashtëzakonshëm, dhe do të përfitojë shumë duke punuar me një garues me përvojë, si Hulkenberg”, ka thënë Helmut Marko, zyrtar i Red Bull.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat