Spanjollët dominojnë garën e Aragonit

Formula 1

Spanjollët dominojnë garën e Aragonit

Më: 24 shtator 2017 Në ora: 14:59
Marc Marquez

Marc Marquez me Honda fitoi garën e Aragonit (Spanjë) në MotoGP. Një triumf i merituar i spanjollit, që la pas rivalët e tij për titull, në një garë të hapur deri në fund. Në podium u ngjitën edhe dy pilotë të tjerë spanjollë, Dani Pedrosa me Honda i dyti si dhe Jorge Lorenzo me Ducati i treti. Pra, pilotët vendës e dominuan këtë garë, teksa edhe në vendin e katërt u klasifikua një tjetër spanjoll, Maverick Vinales me Yamaha, që la pas shokun e skuadrës Valentino Rossi, i pesti.  Marquez kryeson renditjen dhe tani ka 16 pikë epërsi karshi Dovizioso në renditjen e përgjithshme dhe 28 pikë kundrejt Vinales, i treti. Gara e radhës, më 15 tetor, në pistën japoneze të Motegi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat