Bisha e Michael Schumacher në ankand për shitje

Formula 1

Bisha e Michael Schumacher në ankand për shitje

Më: 28 shtator 2017 Në ora: 23:55
Ferrari Marlboro F2001

Ndonëse karriera e tij prej një garuesi të Formula 1 u mbyll në vitin 2012, adhuruesit e tij po të kenë mundësitë mund ta bëjnë të tyren Ferrarin e tij me të cilin kishte triumfuar.

Bëhet fjalë për bishën e legjendës së Formula 1, Michael Schumacher, e cila do të nxirret në ankand për shitje.

Schumacher me të njëjtin Ferrari, fitoi kampionatin e Çmimit të madh të Monacos, në vitin 2001.

Ferrari Marlboro F2001 do të dalë në ankand në 16 nëntor në New York. E për vetëm 4 milionë dollarë, ju mund të merrni në shtëpi ikonën e të gjitha kohrave.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat