Vettel e Hamilton betejë edhe në Japoni - Bota Sot
Vettel e Hamilton betejë edhe në Japoni

Formula 1

E premte, 15 dhjetor 2017

Vettel e Hamilton betejë edhe në Japoni

Më: 6 tetor 2017 Në ora: 16:29
Makina e Ferrarit

Të dielën (me 8 tetor) do të zhvillohet garë interesante në pistën e Suzuka, për Çmimin e Madh të Japonisë në Formula 1. Duket se këtë herë, në pistën e Suzuka, sfida mes Vettel (Ferrari) dhe Hamilton (Mercedes)  do të ndodhë pas dy garash ku ferraristi ka pasur probleme, me “kokëkuqen” që rikthehet protagonist, duke u përpjekur të rihapë betejën për titull. Në renditjen e përgjithshme, Lewis Hamilton udhëheq me 281 pikë, i ndjekur hap pas hapi nga Sebastian Vettel që ka 247 pikë. Valtteri Bottas (Mercedes) është në vend të tretë me 222 pikë etj. Prandaj, Hamilton në rast të fitores të dielën, do të afrohet drejt titullit, por në qoftë se fiton Vettel ngushton diferencën me pozitën e parë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test