Vettel: Nuk heq dorë - Bota Sot
Vettel: Nuk heq dorë

Formula 1

E martë, 12 dhjetor 2017

Vettel: Nuk heq dorë

Më: 22 tetor 2017 Në ora: 14:24
Vettel

Vendi i dytë arritur në provat zyrtare të Çmimit të Madh të Amerikës ka karikuar shumë pilotin gjerman të Ferrarit, Sebastian Vettel, që pas problemeve që pati në tri garat e fundit në Azi shpreson të rikthehet te fitorja. “Jam i kënaqur me vendin e dytë, jemi shumë pranë Mercedes. Jemi më të shpejtë nga sa parashikonim dhe kjo tregon se makina është përmirësuar ndjeshëm. Ritmi është i mirë dhe shpresojmë në një paraqitje të mirë në garë, ku besoj se do të jemi kompetitivë”, tha Vettel.

“Jemi më të shpejtë nga sa parashikonim dhe kjo tregon se makina është përmirësuar ndjeshëm”

Piloti gjerman beson se kjo paraqitje e mirë do t’i japë mundësi të duelojë me Hamilton jo vetëm në këtë garë, por deri në fund të Botërorit edhe pse 59 pikë disavantazh karshi rivalit britanik janë shumë. “Nuk di se çfarë të them për Botërorin, por ne do të duelojmë deri në fund. Unë nuk heq dorë, duke nisur nga kjo garë dhe më pas do të mendojmë për garat e tjera. jam i sigurt se do të ofrojmë më të mirën tonë në të gjitha garat e mbetura, duke nisur nga Austin”, u shpreh piloti gjerman i “kokëkuqes”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test