Titulli nuk është i sigurt - Bota Sot
Titulli nuk është i sigurt

Formula 1

E enjte, 14 dhjetor 2017

Titulli nuk është i sigurt

Më: 7 nëntor 2017 Në ora: 17:13
Andrea Dovizioso

21 pikë avantazh ndaj Andrea Doviziosos, kur ka mbetur vetëm Cmimi i Madh i fundit i vitit në MotoGP. Mirëpo Marc Marquez e ka të qartë se në pistën e Valencias mund të ndodhë gjithçka.

“Do të ketë shumë presion dhe kjo është e natyrshme, sepse garohet për dicka të madhe. Sigurisht që nuk do të jetë e lehtë dhe ne nuk do të shkojmë në Valencia shumë të sigurt për titullin. Do të jetë e nevojshme që të kemi të njëjtin mentalitet dhe metodën e punës, që na kanë sjellë deri këtu ku jemi sot. Do të japim 100% për ta mbyllur në mënyrën më të mirë të mundshme.

Piloti i Repsol Hondas, është i bindur se pista e Valencias e favorizon, pasi i përshtatet më shumë.

Të jem i sinqertë, kemi qenë në presion përgjatë gjithë pjesës së dytë të sezonit. Fakti që kemi mundur të reagojmë si duhet në disa momente të vështira, sic ndodhi edhe në Malajzi, më jep ndjesi shumë pozitive para garës së Valencias. Kjo pistë u përshtatet karakteristikave të mia. Do të jetë e rëndësishme që ta nisim fort, që në sesionin e parë të provave të lira.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test