Raikkonen “sfidon” Vettelin: Vitin tjetër dua të fitoj - Bota Sot
Raikkonen “sfidon” Vettelin: Vitin tjetër dua të fitoj

Formula 1

E premte, 15 dhjetor 2017

Raikkonen “sfidon” Vettelin: Vitin tjetër dua të fitoj

Më: 9 nëntor 2017 Në ora: 16:22
Raikkonen

“Vitin e ardhshëm dua të luftoj për të fituar titullin”. Mesazhi që Kimi Raikkonen ka dhënë gjatë konferencës për shtyp përpara Çmimit të Madh të Brazilit, e parafundit për Botërorin e Formulës 1, është shumë i qartë, ashtu sikurse edhe komenti për sezonin aktual që tashmë i ka dhënë verdiktet e tij.

“Nuk jam i kënaqur me gjithçka është bërë këtë vit, sepse nuk arritëm aty ku donim ne të shkonim. Por them se janë bërë hapa të mëdhenj përpara. Gjithsesi, mund të shkonte më mirë, por edhe më keq”, thotë finlandezi i Ferrarit.

“Plot 10 vite më parë shpallesha kampion bote me Ferrarin – ka vijuar më tej “njeriu i akullt”. – Jam i lumtur për kujtimet që kam këtu në Interlagos, por gjithsesi këto nuk janë gjëra që më ndryshojnë jetën”.

Më shumë sesa të shohë pas, Raikkonen mendon për të ardhmen. “Vitin e ardhshëm dua të luftoj për të fituar. Ferrari kërkon të fitojë, por për këtë duhet të perfeksionohemi edhe në detajet më të vogla që mund të bëjnë diferencën me rivalët tanë. Do të nisemi nga zeroja dhe shpresojmë të bëjmë mirë vitin tjetër. Duhet të mësojmë nga ky sezon që po mbyllim, për t’u përmirësuar, por do të varet nga shumë faktorë, mes të cilëve edhe testet dimërore”.

Mbylljen e konferencës, finlandezi ia ka dedikuar Felipe Massës. “Do të tërhiqet sërish?”, pyeti duke buzëqeshur. “Gjithnjë nëse ndodh, por kjo mbetet për t’u parë”, vijoi ai ngacmimet ndaj ish-kolegut te Ferrari, i cili njoftoi edhe vitin e kaluar tërheqjen nga bota e Formulës 1. “Me brazilianin kemi pasur shumë marrëdhënie të mira. Kemi fituar dy botërorë si shokë skuadre. Besoj se ishin vite shumë të mira, ndërsa tani i uroj gjithë të mirat në të ardhmen e tij”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test