F1, Liberty Media kërkon spostimin e orareve të garave të Evropës - Bota Sot
F1, Liberty Media kërkon spostimin e orareve të garave të Evropës

Formula 1

E diel, 27 maj 2018

F1, Liberty Media kërkon spostimin e orareve të garave të Evropës

Më: 27 janar 2018 Në ora: 16:32
Ilustrim

Pronarë të rinj, rregulla të reja, me të cilat tani duhet të fillojnë të përshtaten të apasionuarit e Formula 1.

Liberty Media është duke studiuar mundësinë e ndryshimit të orareve të fillimit të aktiviteteve të Formula 1, veçanërisht për ato që zhvillohen në Evropë, në mënyrë që përmbushë kërkesat e kompanive të reklamave, por edhe për t’u përshtatur pak me ndryshimet orare të publikut amerikan, për të cilët dretjuesit e rinj të F1 janë shumë të interesuar.

Propozimin e saj Liberty Media e ka diskutuar me skuadrat dhe parashikon spostimin me 1 orë të zhvillimit të sesioneve të provave të lira dhe kualifikuese dhe me 1 orë e 10 minuta fillimin e garave të Evropës.

Arsyeja e 10 minutave më shumë për fillimin e garës është pas kërkesës së televizioneve për hapësirat publicitare.

Ky modifikim do të bëhej i mundur vetëm falë një ndryshimi në rregulloren e FIA-s, që nuk i specifikon për momentin oraret e fillimit të provave të lira dhe kualifikuese, por ka të përcaktuar kohën e nevojshme prej 2.30 minuta nga njëri interval në tjetrin.

Këto orare do të aplikohen vetëm për garat që zhvillohen ditën, ndërsa gara si ajo e Singaporit, Bahreinit dhe Abu Dhabi, qe zhvillohen natën, nuk do të jetë i nevojshëm ndryshimi i orarit.

Ndërkohë një tjetër ndryshim i paracaktuar për vitin 2018 është Çmimi i Madh i Francës, që do të startojë në orën 16.10, për të shmangur transmetimin në të njejtën kohë me ndeshjen Angli-Parama, e vlefshme për finalet e Botërorit Rusi 2018, e përcaktuar për t’u luajtur në orën 14.00.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test